Kante: Chelsea nuk duhet të pres gjithmonë nga Hazard

Futboll

Kante: Chelsea nuk duhet të pres gjithmonë nga Hazard

Më: 3 janar 2019 Në ora: 20:35
Hazard

Ylli i skuadrës së Chelsea ka gisht në 19 gola në Premier Ligë këtë sezon, por mesfushori francez thotë se Blutë nuk duhet të varen gjithmonë prej tij

N’Golo Kante ka thënë se shokët e tij të skuadrës te Chelsea kanë nevojë që ti ndihmojnë yllit të tyre Eden Hazard, pas zhgënjimit të mbrëmshëm ku ata barazuan në shtëpi kundër Southamptonit mbrëmë.

Hazard ka qenë njëri prej lojtarëve më të mirë të Chelseat këtë sezon, duke shënuar 10 gola dhe bërë nëntë asiste në 20 ndeshje të Premier Ligës.

“Ne të gjithë e dimë se Eden është një lojtar fantastik, ai na ka ndihmuar shumë këtë sezon por edhe sezonet e mëparshme”, tha Kante për faqen zyrtare të Chelsea.

“Ai e bë dallimin çdo herë, por ne kemi nevojë që të luajmë të gjithë. Ne krijojmë shanse që ne i humbasim. Është një moment i vështirë por duhet të kthemi në rrugën e duhur”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat