Solari tregon pse Reali dështoi kundër Villarrealit

Futboll

Solari tregon pse Reali dështoi kundër Villarrealit

Më: 4 janar 2019 Në ora: 08:23
Solari

Dy gola të Santi Carzola i kanë sjellë një pikë Villarreait kundër Real Madridit, pavarësisht golave të shënuara nga Karim Benzema dhe Rapahel Varane.

Trajneri i Real Madridit, duke folur pas këtij barazimi 2:2, ka thënë se lëndimi i Gareth Bale i kushtoi skuadrës së tij.

‘Los Blancos’ kishte një epërsi prej 1:2 pas pjesës së parë, por Carzola me një gol të dytë në minutën e 82’, vendosi rezultatin përfundimtar.

Real Madrid pjesën e dytë të ndeshjes ndaj Villarreal e nisi pa Gareth Bale, i cili pësoi një lëndim në fund të pjesës së parë.

“Ne patëm fitoren në duart tona dhe donim të ‘vrisnim’ ndeshjen, por ata u rikthyen dhe morën një barazim”, ka thënë Solari pas ndeshjes.

“Ata kërkuan shumë, luanin në shtëpi dhe kishin nevojë për pikët”.

“Largimi i Gareth Bale na kushtoi neve, ai kishte një problem dhe ne humbën avantazhet në kundërsulme, dhe Gareth Bale është një specialist për atë lloj loje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat