Tottenhami ka përdorur të drejtën

Futboll

Tottenhami ka përdorur të drejtën

Më: 4 janar 2019 Në ora: 15:49
Tottenhami ka përdorur të drejtën

Tottenhami ka përdorur të drejtën për të vazhduar kontratën me Toby Alderweireld deri më 2020, në mënyrë që të mos e humbas lojtarin gjatë verës me parametra zero.

“Klubi mund të konfirmojë se kemi aktivizuar opsionin e zgjatjes së kontratës së Toby Alderweireld deri më 2020”, shkruan Tottenham në faqen zyrtare.

Mbrojtësi belg ka bërë 135 paraqitje me Tottenhamin që kur u transferua nga Atletico Madridi në vitin 2015.

Unitedi ka kohë që e monitoron 29-vjeçarin për ta zëvendësuar Eric Baillyn, që thuhet se do të largohet nga “Old Trafford”.

Unitedi mund ta marrë lojtarin gjatë verës për 25 milionë funte, kjo është klauzola që do të hyjë në fuqi nga qershori,  (27.79 milionë euro).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat