Futbollistja nga Kosova Kosovare Asllani shfaqet më e bukur se kurrë më parë

Futboll

Futbollistja nga Kosova Kosovare Asllani shfaqet më e bukur se kurrë më parë

Nga: F.B Më: 7 janar 2019 Në ora: 22:56
Kosovare Asllani

Futbollistja me prejardhje nga Kosova Kosovare Asllani e cila është një ndër futbollistet kyë të kombëtares suedeze , këtyre ditëve shfaqet mjaft elegante dhe e bukur në foton e fundit të postuar në rrjetet sociale.

Kosovare Asllani është njëra prej futbollisteve më tërheqëse shqiptare, futbollistja nga Kosova ka qenë mjaft e suksesshme edhe në aspektin sportiv, duke arritur suksese me Përfaqësuesen e Suedisë, e mbi të gjitha me klubet ku ka luajtur.

Ajo mbahet në mend edhe për faktin se patë bërë shqiponjën pas shënimit të golit pikërisht në kohën kur Shaqiri edhe Xhaka ishin gjobitur për “shqiponjën” gjatë Kampionatit Botëror në Rusi.

Këtë e kishte bërë gjatë vitit 2018 kur shënoi gol ndaj Ukrainës, kur ka festuar duke e formuar me duar shqiponjën, simbolin shqiptar.

Ndërkohë së fundi, ajo e ka postuar një fotografi në Instagram, ku shihet mjaft elegante dhe e bukur, si asnjëherë më parë.

Ndër të tjera, Kosovarja nuk e ka fshehur kurrë prejardhjen e saj shqiptare, edhe pse është lindur e rritur në shtetin skandinav.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat