Allegri te Real Madrid, Zidane te Juventusi

Futboll

Allegri te Real Madrid, Zidane te Juventusi

Më: 8 janar 2019 Në ora: 19:57
Allegri dhe Zidane

Thashethemet për të ardhmen e Massimiliano Allegrit janë duke vazhduar.

Trajneri italian përfundon kontratën me Juventusin në vitin 2020, dhe Real Madrid vazhdon të mbeten të interesuar për shërbimet  e tij.

Sipas ‘El Chiringuito Tv’, Allegri është i pari në listën e presidentit Florentino Perez, dhe dëshiron që trajnerit nga Liverono t’ia besojë drejtimin e skuadrës.

“Allegri është trajneri që Perez e dëshiron në skuadër për verën e ardhshme”, raporton media spanjolle.

Në rast kalimi të Allegrit te Real Madrid, vendin e tij pritet ta zë Zinedine Zidane, që ka qenë pjesë e Juventusit si lojtar nga vitet 1996/2001.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat