“Bomba” nga Spanja: Higuain largohet nga Milani!

Futboll

“Bomba” nga Spanja: Higuain largohet nga Milani!

Më: 9 janar 2019 Në ora: 11:37
Gonzalo Higuain

Gonzalo Higuain do të largohet nga Milani që këtë muaj dhe Marca në Spanjë publikon lajmin e bujshëm: sulmuesi i ka thënë "po" ofertës së paraqitur nga Chelsea dhe në orët e ardhshme pritet zyrtarizimi i transferimit të tij në Londër.

Argjentinasi bashkohet në këtë mënyrë me ish-trajnerin e tij Maurizio Sarri, nën drejtimin e të cilit ka pasur sezonin e vet më të mirë, duke shënuar 37 gola te Napoli.

Chelsea kërkon të shkundë ekipin nga apatia dhe pas humbjes së djeshme kundër Tottenham-it u bë mëse e qartë se duhet një goditje e madhe për sulmin, aty ku Morata përfundimisht është "mish i huaj" dhe do të largohet.

Sulmuesi spanjoll mund të shkojë te Milani, por duhet realizuar një operacion i madh,ku në lojë është edhe Juventusi: Higuain merr 8 milionë euro në vit te Milani dhe nëse klubi kuqezi vendos të heqë dorë që tani, Juve duhet të gjejë një marrëveshje me Chelsea-n, duke qenë se shtë ende klubi që zotëron kartonin e 31-vjeçarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat