Zherka: Aventura ime 19 - vjeçare mbaroi

Futboll

Zherka: Aventura ime 19 - vjeçare mbaroi

Nga: K. G. Më: 10 janar 2019 Në ora: 16:55
Zherka: Aventura ime 19 - vjeçare mbaroi

Blerim Zherka nuk është më trajner i portierëve të Lirisë së Prizrenit, por ndihet i nderuar që ka punuar për rreth 19 vite. “Aventura ime 19 - vjeçare në klubin futbollistik ‘Liria’ mbaroi. I falënderoj të gjithë, në krye me kryetarin e klubit, punëtorët trajnerët dhe të gjithë futbollistët për gjithçka deri më sot dhe i dëshiroj suksese të mëtutjeshme. Gjithashtu e uroj trajnerin e ri të portierëve z. Bujar Thaçin për pozitën e re. Gjithashtu dua t'ju informojë se jam bërë gati që në ditët në vijim të hap një shkollë speciale për portierë dhe do të jem gjithmonë i hapur për bashkëpunim me shkollat e futbollit dhe individët të cilët dëshirojnë të stërviten”, shkruan Zherka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat