De Gea afër Juventusit

Futboll

De Gea afër Juventusit

Më: 12 janar 2019 Në ora: 10:05
David De Gea

E ardhmja e David De Gea është ende e paqartë, por do të vendoset shumë shpejt.

Portieri i kombëtares spanjolle është një ndër emrat më të besueshëm në botë, pavarësisht se kohët e fundit në Manchester ndonjë dyshim kanë filluar ta kenë.

Portieri, në skadencë kontrate në qershor me Manchester United, duhet të vendosë për të ardhmen e tij.

Rinovimi me Djajtë e Kuq nuk është njoftuar ende, ndërkohë që muajt ecin dhe pak kohë e ndan nga dalja me parametër zero nga Old Trafford.

Juventus e ka nuhatur mundësinë e madhe dhe po mundohet të përshpejtojë veprimet, duke tentuar të shmangë konkurencën e Psg, që e di mirë se Buffon nuk nënkupton përjetësinë në kuadratin e portës parisiene.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat