Edhe pse kanë kaluar pothuajse 28 vite, ish futbollisti i mirënjohur Kujtim Shala mbetet në zemrën e tifozëve dhe të klubit me renome Dinamo e Zagrebit. Vitet e arta të Kujtim Shalës dhe Dinamos nuk harrohen, pikërisht në periudhën 1989-1991.
Vitet e krenarisë së Shalës dhe Dinamos, vitet e vlimeve dhe kohën kur u shkatërrua Jugosllavia! Në faqen e “Dinamovi pub kvizovi”, shkruan sot se Shala është zemra e të kaltërve dhe e fitoi çdo statistikë.
Tifozët dhe Ladiq
Kujtim Shala u zgjodh në 11-shin më të mirë të të gjithë kohërave në Dinamo, kurse portieri Ladiç numër 1 sipas anketimeve.
“Kujtim Shala është më i dashuri i tifozerisë ton BBB (Bad Blue Boys).
Edhe pse në Dinamo ka kaluar 2 vite, edhe pse në ato vite fituam vetëm Kupën e argjende në ish -ligën Jugosllave, ky Shala i Kosovës zemër madh ka shënuar golat me efektive të derbive më të mëdhenj, edhe me gjestet e tij të flakta që marshonte drejt publikut BBB, i përvetësoi ata tifoz aq shumë, sa që edhe pas 26 viteve që ishte në Zagreb Kujtim Shalës i bën një pritje madhështore në qendrën sportive”, shkruan mes të tjera faqja “Dinamovi pub kvizovi”.