Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, i ka shtruar drekë futbollistëve dhe stafit të Vëllaznimit të shtunën në kampin stërvitor dimëror të skuadrës gjakovare në Shqipëri.
Vëllaznimi, i cili bën gara në Ligën e Parë – nivelin e dytë të futbollit të Kosovës, i ka nisur përgatitjet për stinorin pranveror në fillim të këtij muaji dhe momentalisht është duke u stërvitur në Shqipëri.
Lorik cana e ka vizituar klubin kuqezi, president i së cilit është babait i tij, Agim Cana, dhe ka vendosur ta qerasë ekipin me një darkë në një restorant në Shqipëri.
Trajneri i Vëllaznimit, Ismet Munishi, i cili synon ta rikthejë klubit nga Gjakova në elitën e futbollit kosovar, e ka falënderuar ish-futbollistin e shumë skuadrave evropiane dhe Kombëtares së Shqipërisë.
“Falemderojme Lorik Canen, Per darken fantastike te Rozafa restorant dhe fabrika e peshkut”, ka shkruar Munishi në profilin e tij.
Munishi e ka përforcuar skuadrën e tij me disa futbollistë, përfshirë Samir Sahitin, Besmir Fetahun, Labinot Jetullahun, Agron Beqirin, Astrit Berishën dhe Granit Canën.