Allegri në telashe për Superkupën

Futboll

Allegri në telashe për Superkupën

Më: 13 janar 2019 Në ora: 17:21
Allegri në telashe për Superkupën

Më 16 janar, në Emiratet e Bashkuara Arabe, do të luhet Superkupa e Italisë mes Juventusit dhe Milanit, një ndeshje prestigji mes dy prej ekipeve më të mira të Serie A. Të dyja skuadrat fituan 2:0 të shtunën në Kupën e Italisë, Milan ndaj Sampdorisë, ndërsa Juventus mundi Bologna-n. Trajneri i Juves, Massimiliano Allegri, ka ngritur alarmin se ndaj kuqezinjve nuk do të ketë tre lojtarë titullarë. “Mungesa e Mandzukic ndaj Milanit është e rëndësishme, ashtu sikurse edhe ajo e Benatia e Barzagli. Do të më duhet të përgatit një ekip ndryshe për këtë sfidë, por nuk shqetësohem, pasi kemi lojtarë që mund t’i zëvendësojnë. Luhet me një ndeshje teke, ku duhet kujdes e qetësi”, ka thënë Allegri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat