Alba nuk mendon largimin nga Barcelona

Futboll

Alba nuk mendon largimin nga Barcelona

Më: 14 janar 2019 Në ora: 12:19
Jordi Alba

Mbrojtësi i krahut të majtë dëshiron të luajë sa më gjatë në skuadrën katalanase.

Jordi Alba është i qetë për të ardhmen, edhe pse ka vetëm një vit kontratë të mbetur me Barcelonën.

Mbrojtësi spanjoll, që luan me Barçën që prej vitit 2012 tha se dëshira e tij e vetme është të vazhdojë karrierën me “blaugranat” pasi e dashuron klubin dhe tifozët.

Nga ana tjetër mbrojtësi tha se nuk pret asgjë nga askush për rinovimin, por do të vazhdojë të bëjë maksimumin në fushë për skuadrën, duke shtuar se ende askush nga drejtuesit nuk i ka bërë të ditur synimet e klubit lidhur me të ardhmen apo çështjen e rinovimit.

“Gjithçka mbetet e njëjtë për mua, kam edhe një vit kontratë dhe nuk e di se çfarë dëshirojnë në klub”, tha Alba.

“Jam i qetë. Duhet të shohim se kur do të vendosin ata që të ulemi të bisedojmë për kontratën e re”.

“Sa më përket mua, unë dua të qëndroj në këtë klub të cilin e dashuroj dhe që gjithnjë kam bërë tifo për të, por çështja e kontratës nuk varet nga unë”, përfundoi mbrojtësi spanjoll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat