Reali i gatshëm të paguajë 50 milionë euro për mbrojtësin e Portos

Futboll

Reali i gatshëm të paguajë 50 milionë euro për mbrojtësin e Portos

Më: 18 janar 2019 Në ora: 15:56
Eder Militao

“Los Blancos”, duan të investojnë në repartin defansiv.

Eder Militao pëlqehet nga shumë klube anembanë Evropës.

20-vjeçari, i transferuar në Portugali verën e shkuar nga Sao Paolo për 4 milionë euro, ndiqet nga ekipet më të mira të Premier Ligës si dhe nga Real Madridi.

Pikërisht këta të fundit raportohet se kanë vendosur që të paguajnë klauzolën e largimit të mbrojtësit, e cila është 50 milionë euro.

Sipas medieve portugeze, Porto nuk dëshiron që të humbasë shërbimet e brazilianit për një shumë të tillë, ndaj dhe presidenti i klubit insiston që mbrojtësi të rinovojë sërish, duke rritur edhe vlerën e klauzolës në 75 milionë euro.

Megjithatë te Reali janë duke punuar që ta bindin lojtarin për t’u transferuar në Bernabeu, para se ai ta nënshkruajë këtë kontratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat