Rifillojnë kërkimet për gjetjen e futbollistit

Futboll

Rifillojnë kërkimet për gjetjen e futbollistit

Më: 24 janar 2019 Në ora: 12:02
Emiliano Sala

Policia e Guernsey ka konfirmuar sot se kërkimet për sulmuesin 28-vjeçar, Emiliano Sala fillojnë përsëri sot duke hyrë në ditën e tretë.
Avioni që mbante sulmuesin nga Nantes në Cardiff u zhduk të hënën, duke humbur kontaktin me kontrollin e trafikut ajror pranë vendit Casquets – rreth tetë milje në veri-perëndim të Guernsey.
Kërkimi i aeroplanit ka filluar që atëherë, por deri më tani nuk ka dale asgjë dhe gjetja është penguar edhe nga kushtet e vështira.
"Po fillojmë një kërkim bregdetar ajror për gjetjen e aeroplanit rreth Channel Islands të Burhouut, Casquets, Alderney, bregun verior të gadishullit të Cherbourg, në bregun verior të Jersey dhe pastaj mbrapa Sarkut".
"Informata të mëtejshme do të lëshohen kur të janë në dispozicion”, thuhet në njoftimin e policisë së Guernsey.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat