Benatia dëshiron të largohet nga Juve

Futboll

Benatia dëshiron të largohet nga Juve

Më: 24 janar 2019 Në ora: 23:55
Medi Benatia

Medi Benatia raportohet se ka dashur të largohet nga Juventusi për në Qatar këtë muaj, por bardhezinjtë së pari do të kërkojnë një mbrojtës para se ai të largohet

Sipas Goal.com, Romeo Agresti, nga skuadra e Katarit Al-Duhail i ka ofruar 10 milionë euro Juves për Benatia, i cili dëshiron të largohet këtë muaj pavarësisht se i është thënë se nuk mund të largohet.

Agresi ka shpjeguar që Zonja e vjetër më parë dëshiron ta mbaj 31 vjeçarin deri në fund të sezonit sesa do ta pranojë ndonjë ofertë, duke kërkuar një huazim për ta zëvendësuar atë para se të largojnë.

Një kandidatë i mundshëm është mbrojtësi i Valencias, Ezequiel Garay, i cili ishte lidhur me një kalim në Juve edhe dy vite më parë.

Argjentinasi ka lënë pas disa lëndime dhe është startues i rregullt për Los Che, ku ka luajtur në shtatë ndeshje të ligës, por është 32 vjeçar dhe ka vetëm 18 muaj në kontratën e tij në Valencia. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat