Partizani del blof, lojtari i Kosovës firmos në Rumani

Futboll

Partizani del blof, lojtari i Kosovës firmos në Rumani

Më: 26 janar 2019 Në ora: 11:47
Partizani del blof, lojtari i Kosovës firmos në Rumani

Jetmir Krasniqi ka zgjidhur dilemat e të ardhmes së tij. Mbrojtësi i përfaqësuese së Kosovës ka vendosur të kalojë në kampionatin rumun, aty ku sot do të kryejë vizitat mjekësore me klubin e Voluntari.

Mbrojtësi ishte pjesë e Luganos në Zvicër, po atje nuk mundi të bindë drejtuesit klubit dhe Partizani krijoi shpresën se mund ta sillte në Shqipëri, por sërish “Të Kuqtë” nuk ia kanë dalë t’i plotësojnë një kërkesë trajnerit Gega.

Për 27-vjeçarin është një rënie kjo marrëveshje, pasi nuk mundi të qëndrojë në një kampionat dhe skuadër më të fortë dhe u zhvendos në një ligë e skuadër më të dobët në Rumani, aty ku së fundi janë transferuar shumë lojtarë shqiptarë.

Ndërkohë Skënder Gega është në alarm për një mbrojtës të krahut të djathtë sepse aktualisht në atë pozicion ka të gatshëm vetëm Labinot Ibrahimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat