Valverde po i pushon lojtarët, ja sa minuta më pak kanë luajtur yjet e Barcës këtë sezon

Futboll

Valverde po i pushon lojtarët, ja sa minuta më pak kanë luajtur yjet e Barcës këtë sezon

Më: 27 janar 2019 Në ora: 11:18
Ernesto Valverde

Ernesto Valverde është kritikuar jashtëzakonisht shumë pas disfatës së pësuar ndaj Sevilla, në “Copa del Rey”.

Trajneri megjithatë ka mbrojtur vendimet e tij, duke thënë se askush më mirë se ai nuk e di se si ndihen lojtarët.

Duket se humbja nga Roma në Ligën e Kampionëve i ka dhënë një mësim të shkëlqyer.

Asokohe, trajneri ishte “gozhduar” nga kritikët, të cilët thoshin se ai i ka stërlodhur lojtarët e tij.

Por, më poshtë, ua përcjellim diferencën në minuta të yjeve kryesorë të Barcelonës, nga sezoni i kaluar në këtë sezon. Do të shihni ndryshime të mëdha.

Busquets: Sezonin e kaluar luajti 441 minuta deri në këtë fazë, kundër 266 minutave të këtij sezoni (-175).

Messi: Sezonin e kaluar luajti 420 minuta deri në këtë fazë, kundër 296 minutave të këtij sezoni (-124).

Luis Suarez: Sezonin e kaluar luajti 290 minuta deri në këtë fazë kundër 324 minutave të këtij sezoni (-66).

Pique: Sezonin e kaluar luajti 405 minuta deri në këtë fazë, kundër 360 minutave të këtij sezoni (-45).

Sergi Roberto: 369 kundër 325 (-44).

Rakitic: 415 kundër 386 (-29).

Alba: 360 kundër 353 (-7).

Semedo 293 kundër 357 (+64).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat