Lazio kërkon sonte befasinë kundër Juventusit, formacionet

Futboll

Lazio kërkon sonte befasinë kundër Juventusit, formacionet

Më: 27 janar 2019 Në ora: 19:52
Foto ilustrim

Janë publikuar formacionet zyrtare të derbit të kësaj jave në Serie A, Lazio-Juventus

Juventusi ende nuk e ka shijuar humbjen në Serie A këtë sezon, ku ka vetëm fitore dhe barazime, ndërkohë që Lazio ka pasur një sezon të luhatshëm.

Por, sonte skuadra romake do ta shfrytëzojë përparësinë e terrenit vendas si dhe gabimet e rivalëve Romës, për të tentuar që ta befasojë Juventusin dhe të merr tri pikë që do ta fusnin atë në garë për vendin e katër.

Një fitore eventuale e Lazios do ta dërgonte atë në kuadër të 35 pikëve në Serie A duke u barazuar me Milanon që është në vendin e katër.

Për Lazion në sulm ka startuar ylli i kësaj skuadre Ciro Immobile, kurse për Juventusin sulmit i prin Cristiano Ronaldo.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat