Manchester United tërhiqet, Arsenali i vetëm në garë për transferimin e Perisiç

Futboll

Manchester United tërhiqet, Arsenali i vetëm në garë për transferimin e Perisiç

Më: 29 janar 2019 Në ora: 15:54
Ivan Perisiç

“Djajtë e Kuq”, nuk janë më të interesuar për yllin kroat të Interit.

Arsenali ka mbetur i vetëm në garë për të nënshkruar me Ivan Perisiç.

Futbollisti kroat ka kërkuar të largohet nga Interi pasi dëshiron të luajë në Premier Ligën angleze.

United ka qenë një prej skuadrave më të interesuara për 29-vjeçarin, por me largimin e Jose Mourinhos, tani edhe interesimi për të ka rënë.

Sipas London Evening Standard, Arsenali pritet të bëjë një ofertë zyrtare në ditët e fundit të afatit kalimtar dimëror, që ta transferojë kroatin në Londër.

Perisiç ka zhvilluar 125 paraqitje me Interin në Serie A dhe ka kontribuar në 57 gola të realizuar nga skuadra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat