Liria përforcohet me një futbollist nga Uruguai dhe një tjetër nga Salvadori

Futboll

Liria përforcohet me një futbollist nga Uruguai dhe një tjetër nga Salvadori

Nga: K. Goca Më: 29 janar 2019 Në ora: 16:16
Liria përfocohet me një futbollist nga Uruguai dhe një tjetër nga Salvadori

Skuadra me renome Liria nga Prizreni vazhdon me përforcime dhe me synime që të janë sa më të fortë për pjesën e dytë të kampionatit në elitën e futbollit të Kosovës.

Klubi prizrenas që lufton për mbijetesë (renditet në vend të dhjetë me 19 pikë), shpreson se me këto përforcime do të janë edhe më të kompletuar. “Në kuadër të përgatitjeve për edicionin pranveror, sot (e martë) Liria ka prezantuar dy transferet e reja. Ata janë Martins Aristegui Maickol Pio, me origjinë nga Uruguaj, që luan mesfushorë i majtë dhe që vije nga Al-Nabi Sheet Club nga Libani dhe Riascos Jhonny, qendër mbrojtës, që vije nga klubi Deportivo Dragon nga Salvadori.

Prezantimi e bënë anëtarët e Bordit të klubit, Nuredin Qollaku dhe Besim Xhambazi”, bëhet e ditur nga Liria.  ‘Përvoja e tyre e madhe, prej nga vijnë, do t’i ndihmoj ekipit. Presim edhe dy ardhje të reja në ndërkohë, që të plotësohemi si skuadër’, ka thënë për faqen e klubit, trajneri Vincenzo Alberto Annese.

Image

Një ditë më parë 'bardhë e zinjtë', prezantuan edhe dy futbollistët e ardhur nga Venezuela, mesfushorët Ramirez Valdivia Guillermo Abel, i ardhur nga klubi Margarita FC dhe Jimenez Vivas Luis Manuel, nga klubi, Gran Valencia FC.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat