Dëmtimi i Neymar, trajneri i Brazilit udhëton drejt Parisit

Futboll

Dëmtimi i Neymar, trajneri i Brazilit udhëton drejt Parisit

Më: 30 janar 2019 Në ora: 06:13
Neymar

Ekipi i PSG do të jetë pa brazilianin Neimar deri në fund të muajit mars.

Pasi vuajti një ndërhyrje të rënd në këmbën e tij të djathtë në ndeshjen ndaj “Strasburgut” javën e kaluar, sipas mjekëve të këtij ekipi dëmtimi ka ndodhur në të njëjtin vend ku braziliani ishte operuar në vitin 2018, duke mbajtur larg për tre muaj.

“Do të jetë e vështirë për të që të aktivizohet ndaj ‘Junajted’. Është shumë herët për të caktuar data për kthimin e tij në fushën e blertë. Duhet të presim për javën e parë dhe të shikojmë sesi do të reagojë ndaj trajtimit dhe vetëm atëherë do të dimë më shumë rreth situatës”, theksoi trajneri i PSG.

Dëmtimi i Neimar nuk ka trembur vetëm drejtuesit e PSG, por edhe ata brazilian, pasi trajneri i kombëtares së Brazilit, Tite ka udhëtuar drejt Parisit për të parë gjendjen e lojtarit.

“Shëndeti i Neimar nuk do të vendoset në diskutim. Mund të humbas punën time, por nuk dua që të mbaj përgjegjësi duke thirrur një lojtar të dëmtuar”, u shpreh Tite.

Ditën e hënë ekipet e mjekëve të PSG dhe Brazilit u takuan në Paris, takim i cili u udhëhoq nga mjeku i mirënjohur Rodrigo Lasmar i cili e ka operuar lojtarin përpara një viti. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat