Turpërimi

Futboll

Turpërimi

Më: 31 janar 2019 Në ora: 11:03
Pamje e tifozëve

Skuadra e Romës po kalon një nga momentet më të vështira të viteve të fundit. Skuadra nuk po arrin të ngjitet në nivelet e kërkuara me brezin e ri të lojtarëve që ka afruar dhe shembulli më i qartë ishte humbja e thellë nga Fiorentina në Kupën e Italisë pasi u mund 7:1.

Pas humbjes, ekipi ndryshoi itinerar, duke mos udhëtuar drejt kryeqytetit me avion, por me autobus, për të mbërritur atje në orët e para të mëngjesit. Në këtë mënyrë, mendohej të evitohej përplasja më tifozët dhe që lojtarët të kishin kohën e duhur të mendonin mirë gabimet që kishin bërë.

Por një grup tifozësh të Romës i kanë bërë pritë ekipit para hyrjes së klubit, ku futbollistët do të merrnin automjetet e tyre. Rreth 20 tifozë kishin bllokuar rrugën dhe kur dy autobusët, ai me stafin teknik dhe ai me lojtarët, kanë mbërritur në qendrën stërvitore, janë pritur me fyerje të shumta dhe me breshëri gurësh që kanë fluturuar drejt automjeteve.

U nevojit ndërhyrja e dy patrullave të policisë për të qetësuar situatën dhe për të kthyer gjithçka në normalitet, duke u mundësuar lojtarëve dhe stafit të largoheshin nga qendra stërvitore pa probleme të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat