Mesfushori kroat i Barcelonës, Ivan Rakitiç ka ritheksuar se nuk e ka ndërmend ta braktisë Barcelonën. Madje, ai pret që së shpejti do të nënshkruajë kontratën e re me klubin katalanas. Rakitiç vazhdimisht ka qenë titullar te Barça që kur u transferua nga Sevilla në vitin 2014. "Prej se kam ardhur këtu sa e sa herë jam larguar dhe jam kthyer. Jam shumë i lumtur këtu dhe qëllimi im është që të qëndroj në Barcelona sa më gjatë. Në ditën kur dolën lajmet se unë e kërkoj transferimin në Angli i dhashë krerëve të klubit një shtysë për rinovimin e kontratës time”, ka theksuar Rakitiç.