Valverde flet për lëndimin e Messit, situata e komplikuar

Futboll

Valverde flet për lëndimin e Messit, situata e komplikuar

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 21:19
Valdere

Lionel Messi mund të mungojë në ndeshjen e së mërkurës që Barcelona e luan kundër Real Madrid.

Argjentinasi ishte i papërmbajtshëm sot në ndeshjen kundër Valencia, në të cilën ndeshje realizoi dy gola për skuadrën e tij.

Gjatë ndeshjes Messi pësoi një dëmtim i cili nuk u duk aspak i rëndë, dhe u kthye në fushë për të vazhduar lojën.

Por, pas takimit, raportohet se Messi mund të mungojë në ndeshjen kundër Real Madrid, për shkak të një dëmtimi muskulor.

Për këtë situatë ka folur edhe trajneri Valverde, i cili nuk ka konfirmuar asgjë edhe pse ka shfaqur frikën e tij.

“Messi ka një ç’rregullim, por nuk e dimë saktë gjendjen e tij tani. Nesër do të sqarohet gjithçka” ka thënë trajneri.

Mungesa e Messit do të ishte mungesë e madhe për skuadrën katalane, duke pasur parasysh rivalitetin e madh me Real Madrid. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat