Shkëndija para sfidës me Zhelezniçarin

Futboll

Shkëndija para sfidës me Zhelezniçarin

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 17:50
Shkëndija para sfidës me Zhelezniçarin

Skuadra e Shkëndijës ka zhvilluar dy seanca stërvitore me një intensitet të lartë dy ditë para mbylljes së fazës përgatitore në Antalia të Turqisë. Planprogrami i hartuar për këtë periudhë është duke u përmbushur në tërësi dhe mbeten vetëm obligimet e ditës së hënë para kthimit në Tetovë më 5 shkurt. Gëzon fakti që futbollistët pa kurfarë problemi kanë zbatuar detyrat e tyre dhe gjatë një periudhe të ngarkuar asnjë lojtar nuk është ankuar në lëndim. Përjashtim është vetëm Egzon Bejtullai që shkaku i një dëmtimi të natyrës jo aq serioze humbi dy testet paraprake, ndërsa prej sot është kthyer të punojë me vrapime më të lehta.

Të hënën para dite ekipi në plan ka seancë të rregullt stërvitore, ndërsa në orën 17:00 sipas kohës tonë lokale në program është ndeshja e fundit kontrolluese në Antalia, përballë Zhelezniçarit nga Sarajeva.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat