Real Madrid vendos për të ardhmen e Brahim Diaz

Futboll

Real Madrid vendos për të ardhmen e Brahim Diaz

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 08:46
Brahim Diaz

Real Madrid ka marrë një vendim rreth të ardhmes për Brahim Diaz.

Brahim Diaz u transferua te Real Madridi nga Manchester City në afatin e janarit për 20 milionë euro.

Talenti spanjoll e di se nuk ka vend në skuadrën e parë të madrilenëve, andaj këta të fundit kanë marrë disa oferta për të.

Real Madrid nuk dëshiron ta huazojë Diazin, pasi shihet si një lojtar që mund t’i nxjerr nga kriza në skuadrën e parë kur përballen me lëndime.

Spanjolli debutoi te madrilenët në Kupën e Mbretit, ku bëri dy paraqitje, ndërsa luajti tetë minuta edhe ndaj Real Betisit në La Liga.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat