Juventusi barazoi me Parmën të shtunën në mbrëmje dhe barazoi me rezultatin 3-3.
Në stol ishte argjentinasi, Paulo Dybala i cili nuk e pranoi lehtë zgjidhjen e trajnerit Allegri.
Por pa përfunduar ndeshja 25-vjeçari u largua nga stoli për në dhomat e zhveshjes, kështu që klubi nuk mund ta linte pa e parë këtë rast.
Masat nuk ishin të rrepta dhe gjoba i shpëtoi lojtarit argjentinas, por atij është “tërhequr veshi” dhe nëse do të ketë sjellje të tilla sërish, atëherë do të merren masa disiplinore më të rrepta.
Nuk është hera e parë që Dybala, bën sjellje të tilla kur qëndron në stol. Për argjentinasin stoli është i papranueshëm dhe kjo duket qartë me gjestet që bën.