Edoni i vlerësuar në Zvicër

Futboll

Edoni i vlerësuar në Zvicër

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 13:29
Edon Zhegrova

Ylli nga Kosova, Edon Zhegrova, mund të bëhet faktorë në skuadrën  e njohur zvicerane Baseli. Ai nga Genk-u i Belgjikës u transferua te Baseli, ku luajnë edhe dy shqiptarë, si Taulant Xhaka e Albian Ajeti.  Në Belgjikë, Zhegrovën e kanë thirrur “Messi i Kosovës”. Kjo mund të jetë një barrë për një 19-vjeçar, shkruan mes të tjera “Blick”.

Drejtori sportiv i Baselit Marco Streller shprehet: “Ne kemi përcjellë Edonin për një kohë të gjatë. Pavarësisht moshës së re, ai tashmë ka përvojë ndërkombëtare, të cilën e ka marrë në eliminatoret e Europa League dhe Kombëtaren e Kosovës. Jemi të lumtur që kemi afruar atë për 18 muajt e ardhshëm”.  Në Genk, Edoni nuk pa të ardhme. Kështu, në ditët e fundit të afatit kalimtar dimëror, ai siguroi një lëvizje te Baseli.

Madje, ai i kishte bojkotuar edhe stërvitjet e Genk ditëve të fundit, për çka edhe ishte kritikuar nga trajneri, Philippe Clement.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat