Liria prezanton përforcimet e fundit

Futboll

Liria prezanton përforcimet e fundit

Nga: K. G. Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 16:20
Liria prezanton përforcimet e fundit

Skuadra me renome Liria nga Prizreni prezanton përforcimet para nismës së pjesës së dytë të kampionatit në elitën e futbollit të Kosovës. “KF Liria prezanton dy përforcimet e fundit për këtë stinor: Robby Norales nga Hondurasi dhe Armando Vargas nga Kolumbia, janë dy futbollistët e fundit me të cilët klubi përmbyll përforcimet e afatit dimëror të transferimeve.

Lojtarët iu bashkuan  ekspeditës sonë në 'Tropikal Resort' në Durrës këto ditë”, thuhet nga KF Liria. Prizrenasit janë në një pozitë të palakmueshme përkatësisht në vend të dhjetë me 19 pikë, që i pret pranverë e nxehtë në luftë për mbijetesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat