Godet Milan, arrin marrëveshjen për talentin francez

Futboll

Godet Milan, arrin marrëveshjen për talentin francez

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 22:25
Allan Saint-Maximin

Sipas "Sport Mediaset", Milan ka arritur marrëveshjen me Nice për sulmuesin 21-vjeçar Allan Saint-Maximin, i cili pritet t'i bashkohet kuqezinjve në fundin e këtij sezoni. 

Milanezët kanë qenë shumë afër lojtarit në merkaton e janarit, por ndërhyrja e trajnerit Vieira ka bërë që operacioni të dështojë. Kontaktet mes klubeve kanë vazhduar dhe francezët mësohet të kenë pranuar ofertën 20 milionë euro të italianëve. 

Për zyrtarizimin e marrëveshjes do të duhet të pritet, sepse, gjithmonë sipas "Sport Mediaset", operacioni mund të varet nga kualifikimi i skuadrës së Gattuso-s në edicionin e ardhshëm të Champions League. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat