Chelsea po monitoron me kujdes mesfushorin e Sevillas, Pablo Sarabia në kontratën e të cilit ka një klauzolë prej 18 milionë eurosh. 26-vjeçari është një nga lojtarët kyç të andaluzianëve në këtë sezon, duke arritur të shënojë 16 gola dhe dhe 9 asist në të gjitha kompeticionet. Sarabia u bashkua me Sevillan në verën e vitit 2016 nga Getafe për 1 milionë euro, ndërkohë që kontrata e tij përfundon më 2020-ën. Ai shikohet nga Chelsea si zëvëndësuesi ideal i Pedro Rodriguez, ndërkohë që klauzola prej 18 milionë eurosh duket se nuk është një problem për “Blutë e Londrës”.