Kinezët nuk tregohen korrektë, Napoli bllokon largimin e Hamsik

Futboll

Kinezët nuk tregohen korrektë, Napoli bllokon largimin e Hamsik

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 06:36
Hamsik

Dukej gjithçka e përfunduar, madje Marek Hamsik kishte shijuar edhe duartrokitjet e lamtumirës nga publiku i “San Paolos”, por largimi i tij nga Napoli ka dështuar.

Lajmi është komunikuar nga vetë klubi napolitan, që nëpërmjet një komunikate ka shpjeguar se ka vendosur të ndërpresë kalimin e Hamsik te skuadra kineze e Dalian Yifang.

Shkak është bërë mos respektimi i mënyrës së pagesës së shumës prej 18 milionë eurove, aq sa ishte vlerësuar kartoni i mesfushorit sllovak.

Marrëveshja mes klubeve ishte arritur javën e kaluar, por duket se diçka nuk shkoi si duhet dhe grupi kinez nuk respektoi mënyrën e pagesës së kësteve për kartonin e Hamsik, çka u pasua me bllokimin e transferimit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat