Malcom – Lojtari i debutimeve

Futboll

Malcom – Lojtari i debutimeve

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 00:40
Malcom

Braziliani Malcom ishte prej lojtarëve që la përshtypjet më të mira në ‘El Clasicon’ e fundit.

Në mungesë të Lionel Messi dhe Ousmane Dembele, ishte Malcom ai që iu bashkua Coutinhos dhe Suarezit në fazën e sulmit.

Anësori i katalanëve e realizoi golin e vetëm në këtë takim për Barcelonën, duke vazhduar serinë e tij të mirë në debutime.

‘Mundo Deportivo’ shkruan se Malcom ka shkëlqyer në të gjitha debutimet e tij me Barcën.

Ai ka shënuar gol në ‘Clasicon’ e parë, në paraqitjen e parë të tij në ‘Camp Nou’ kundër Boca Juniors dhe në ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve, kundër Inter.

Malcom nuk ka pasur kohën e tij më të mirë në Barcelonë, megjithatë ai po luan mirë kur po i jepet mundësia nga Valverde.

Ndoshta pas ndeshjes kundër Real Madrid, Valverde do të konsideroj aktivizimin më të madh të brazilianit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat