Madridi synon të përdorë Iscon për Hazardin!

Futboll

Madridi synon të përdorë Iscon për Hazardin!

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 08:12
Isco

Eden Hazard është një ndër objektivat e Real Madridit për sezonin e ardhshëm dhe klubi i Los Blancos është duke i shikuar të gjitha opsionet për të arritur te belgu.

Sipas asaj që raporton Daily Mail, Reali është duke menduar që në marrëveshje për 28-vjecarin belg të përfshijë mesfushorin spanjoll, Isco Alarcon.

Isco aktualisht është me një këmbë jashtë Bernabeut, pasi nuk preferohet aspak nga trajneri, Santiago Solari, dhe pavarësisht reagimeve, nuk ka marrë mbështetjen e duhur nga shokët apo edhe klubi.

Kështu që Reali do të mundohet që të përfshijë në marrëveshje spanjollin, në mënyrë që Hazardi t’iu kushtojë më pak, por nuk ka garanci që Chelsea, apo ndonjë klub i Premierligës, do të jetë i interesuar për 26-vjecarin.

Isco është pjesë e Madridit që nga viti 2013.

Ai ka bërë 265 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 45 gola dhe ka fituar shumë trofe, veçuar katër Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat