Pep Guardiola tregon rëndësinë e "lojtarëve të mëdhenj" si Aguero

Futboll

Pep Guardiola tregon rëndësinë e "lojtarëve të mëdhenj" si Aguero

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 09:42
Pep Guardiola

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka lavdëruar mentalitetin e Sergio Aguero përpara ndeshjes me Chelsea, të dielën. Argjentinasi shënoi një “hat-trick” në sfidën e fundit në shtëpi, në fitoren 3-1 kundër Arsenalit. Ai dhe ka shënuar tetë herë në nëntë ndeshjet e fundit, një produktivitet mbresëlënës. Kësisoji, Aguero ka qenë i jashtëzakonshëm këtë sezon, sepse ka realizuar 20 gola në të gjitha garat.

Ndërsa performanca e sulmuesit në fjalë ka fituar shumë lavde në javët e fundit, Guardiola ka përgëzuar qëndrueshmërinë e Aguero gjatë viteve. Numri 10 i “qytetarëve” ka shënuar të paktën 28 gola në secilin prej pesë sezoneve të fundit dhe, nëse do të vazhdojë si deri më tani, do ta bëjë këtë gjë edhe në sezonin aktual. 

"Lojtarët e mëdhenj duhet të shfaqen në ndeshjet e mëdha, në çmimet e mëdha. Dhe ai e ka bërë më së miri këtë gjë, - tha trajneri i Manchester City në konferencën për shtyp. - Shpresojmë se mund të vazhdojë ta bëjë sa më gjatë këtë. Në ndeshjet e mëdha kemi nevojë për lojtarët e rëndësishëm. 

As Sarri nuk është aq i rëndësishëm, as Pep, as Jurgen, as ndonjë trajner tjetër. Ky sport iu përket lojtarëve, ndërsa ndeshjet e rëndësishme iu përkasin lojtarëve të veçantë. Në momentet e mëdha, gjithmonë dalin në pah sportistët e mëdhenj. E kam fjalën për finalet e mëdha, momentet e mëdha. 

Ndonjëherë, disa lojtarë fshihen në momentet e frikshme. Të tjerët ecin përpara dhe thonë: Unë jam bosi, unë jam këtu dhe do ta fitoj ndeshjen. Klubet e mëdha kanë nevojë për këta lojtarë, ndryshe është e pamundur".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat