Real Madrid rrit ofertën për Hazard

Futboll

Real Madrid rrit ofertën për Hazard

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 10:01
Eden Hazard

Real Madrid po përdor të gjitha rrugët e mundshme për të bindur Chelsean për të lënë të lirë Eden Hazardin gjatë merkatos së verës.

Lojtari i përfaqësueses belge ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2020, por ka qenë i gatshëm për një largim nga ‘Stamford Bridge’, në drejtim të Real Madrid, për të cilin skuadër nuk e ka fshehur asnjëherë admirimin.

‘Daily Mail’ raporton se Real Madrid janë të gatshëm të përfshinë në ofertë edhe Iscon, si pjesë e një marrëveshje shkëmbimi me Chelsean për Eden Hazard.

Isco po kalon kohën më të keqe të tij te Real Madrid, duke i shfaqur hapur pakënaqësitë me trajnerin Santiago Solari.

Kjo mund të jetë edhe arsyeja e përfshirjes së Iscos në këtë marrëveshje, i cili edhe do të finalizonte dëshirën e tij për t’u larguar nga Real Madrid, për të nisur një aventurë të re në futbollin anglez, te Chelsea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat