Kur mendja e tifozëve të Interit është përqëndruar te rinovimi i Icardit, zikaltrit tashmë kanë rinovuar me Milan Skriniar.
Me kontratën e re Skriniar dhe Interi do të jenë të lidhur deri në verën e vitit 2023, ndërsa mbrojtësi do të përfitojë rreth 3 milionë euro plus bonuset, nga 1.7 që përfiton aktualisht.
Siç raportojnë mediat pranë klubit zikaltër, gjithçka është negociuar dhe vendosur tashmë, teksa gjatë javës së ardhshme pritet që të firmoset edhe kontrata e re, për t’u njoftuar më pas edhe zyrtarisht.