Solskjaer: Ky lojtar është Mbappe-ja i Manchester United

Futboll

Solskjaer: Ky lojtar është Mbappe-ja i Manchester United

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 14:28
Solskjaer: Ky lojtar është Mbappe-ja i Manchester United

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer i Manchester United beson se krahasimi i Marcus Rashford me Kylian Mbappe është i logjikshëm. Sipas tij, sulmuesi anglez është i ngjashëm me kampionin e Botës me Francën.

“Rashford është një lojtar i kalibrit të lartë. Më pëlqen puna me të. Jam i sigurt se PSG do e shkojë atë në të njëjtën mënyrë që shikon Mbappen. Ai është një nga më të rrezikshmit”, tha trajneri i Manchester United.

Solskjaer beson se Rashford dhe Mbappe do të dominojnë futbollin në 10 vitet e ardhshme, teksa vë në dukje se sytë në përballen United-PSG do të jenë tek dy talentet e reja të martën në mbrëmje.

Norvegjezi shtoi se mungesa e Neymar e zbeh këtë ndeshje, pasi prania e tij në fushë do ishte një mundësi e madhe edhe për lojtarët e tij për të testuar veten përballë lojtarëve të mëdhenjë, por edhe tifozët e “Djajve të Kuq” kanë humbur mundësinë për të parë një lojtar klasi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat