Emra që nuk harrohen, emra që dhanë shumë për futbollin e Kosovës.
Emra që luajtën me sukses në KF Trepça nga Mitrovica, në Ligën e Dytë të ish Jugosllavisë, grupi i Lindjes, pastaj edhe në Ligën ndër-republikane (liga e tretë) që u formua në fund të viteve të 80-ta.
Ish futbollistët e mirënjohur, Bardhec Seferi, Bashkim Idrizi, Smail Gucati e Marjan Zefi, që në fund të viteve të 80-ta, ishin djemtë e artë të Trepçës.