Shqiptari humb sfidën ndaj Milanit

Futboll

Shqiptari humb sfidën ndaj Milanit

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 11:03
Berat Gjimshiti

Berat Gjimshiti ka fituar vazhdimësinë te Atalanta duke u kthyer në një lojtar të rëndësishëm për repartin e mbrojtjes. Në 8 takimet e fundit, ai e ka nisur 6 herë nga minuta e parë.

Megjithatë, duket se mbrojtësin e kombëtares sonë do ta ndali një dëmtim. Këtë javë, Atalanta luan një ndeshje të rëndësishme ndaj Milanit, sfidë që do të thotë një vend në Ligën e Kampionëve. Mesa duket Gjimshiti nuk do të jetë i gatshëm.

Në stërvitjen e fundit, ai është përgatitur individualisht dhe Gasperini duket se nuk do ta rrezikojë, pasi ende vuan dëmtimin që kishte pësuar pak ditë më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat