Man City triumfon ndaj Newport, vazhdon formën e mirë në Kupën FA

Futboll

Man City triumfon ndaj Newport, vazhdon formën e mirë në Kupën FA

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 21:12
‘Citizens’ kanë shënuar fitore në udhëtim kundër Newport County me

Manchester City ka shënuar tjetër fitore në kuadër të garave në kupën FA.

‘Citizens’ kanë shënuar fitore në udhëtim kundër Newport County me rezultatin 1:4.

Mysafirët ngecën paksa që të diktojnë lojën e tyre ndoshta edhe për shkakun e terrenit të papërshtatshëm, dhe pjesa e parë u mbyll pa gola.

Në pjesën e dytë ishte Leroy Sane i cili zhbllokoi rezultatin kur po luhej minuta e 51’ e takimit.

Për të vulosur fitoren e Manchester City , u përkujdes i riu Phil Foden, i cili realizoi në minutën e 75’.

Krejt në fund, pas një gabimi të Aymerick Laporte dhe një dalje të pa menduar mirë nga Ederson, ishte Padraig Amond, i cili në minutën e 88′ shënoi golin e vetëm për mysafirët 1:2.

Phil Foden shënoi vetëm një minutë më vonë për golin e tij të dytë personal dhe për rezultatin 1:3.

Rezultatin e vulosi Riyad Mahrez me golin e realizuar në minutën e 94′ për 1:4.

Me këtë fitore Manchester City do të vazhdojë në raundin tjetër të garave, dhe vazhdon të mbetet në luftë për të gjitha trofetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat