Shkoi të bënte tatuazh Sergio Ramos-in, por i doli si Messi

Futboll

Shkoi të bënte tatuazh Sergio Ramos-in, por i doli si Messi

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 07:37
Sergio Ramos

Një tifoz holandez i Real Madrid është tërbuar pas asaj që pa në këmbën e tij. Ultrasi ka shkuar të bëjë tatuazh në kofshë idhullin e tij: Sergio Ramos me logon e Realit dhe minutat kur spanjolli ka shënuar gol.

Gjithçka duket në rregull në idenë e tifozit të thekur, por tatuisti duket se nuk ka qenë në ditën e tij më të mirë. Në tentativë për t’i dhënë formë fytyrës, të ngjashme me atë të Ramos, ka krijuar një përshtypje tjetër, në fakt duket sikur është Lionel Messi.

Një shok psikologjik për tifozin, që nuk arriti të ketë idhullin e tij, por do të duhet të mbajë në këmbë pamjen e rivalit të tyre më të madh. Por, sigurisht që ai do bëjë një tatuazh tjetër për të rregulluar këtë gafë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat