Bonucci: Fanella bardhezi është ajo që më shkon më shumë

Futboll

Bonucci: Fanella bardhezi është ajo që më shkon më shumë

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 16:42
Bonucci: Fanella bardhezi është ajo që më shkon më shumë

Pas aventurës së shkurtër dhe jopozitive tek kuqezinjtë e Milanit, mbrojtësi juventin, Bonucci, zbulon prapaskenat e merkatos së shkuar, teksa klubi mbretëror i Realit kërkoi shërbimet e tij.

“Është një nder për çdo lojtar interesimi i një skuadre të tillë për shërbimet e tua, por unë e them me bindje se jam bardhezi në zemër dhe ky është klubi ku ndihem vetvetja. Fanella bardhezi është ajo që më shkon më shumë”, – deklaron për të përditshmen spanjolle “AS” italiani 31-vjeçar.

Me rikthimin e tij në Torino numri 19 i bardhezinjve gjeti ndryshime të mëdha në organikën që i pat dhënë lamtumirën. Integrimi i “yllit” portugez, Cristiano Ronaldo, nën urdhrat e Allegrit, ishte impresionues edhe për një lojtar të kalibrit të tij.

“Cristiano Ronaldo më ka verbuar, jo vetëm mua por të gjithë ambientin juventin, po ashtu dhe tifozërinë tonë për mënyrën se si stërvitet, regjimin e tij absolut dhe sigurisht performancën dominuese ne fushën e blertë. Afrimi i një lojtari të tillë do të thotë shumë, nënkupton se niveli i këtij klubi është rritur dhe në mënyrë paralele edhe objektivat e tij. Ndaj ne mund ta themi hapur që synojmë Championsin me çdo kusht dhe do të mundohemi në maksimum të arrijmë këtë objektiv madhor".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat