Renato Arapi mendon se Partizani nuk e ka eksperiencën e duhur për titullin kampion. Mbrojtësi i Teutës, i cili ka luajtur për një periudhë të shkurtër edhe me të kuqtë në Kupat e Europës, ka thënë: “Partizani nuk ka ekip të keq, por ka lojtarë pa eksperiencë.
Nuk kanë fituar asgjë dhe kjo gjë do t’i fusë nën presion. Fakti që nuk shënojnë shumë, është një problem për ata. Sa i përket Teutës, këtë sezon është krijuar për të qenë në Europë. Se çfarë do ndodhë rrugës, të shohim. Morëm një fitore të merituar ndaj Kukësit. Kishim shumë besim dhe ia dolëm”.