Gjilani ndërpret bashkëpunimin me Pajazitin

Futboll

Gjilani ndërpret bashkëpunimin me Pajazitin

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 19:07
Sadat Pajaziti

Klubi i futbollit Gjilanit mbetet pa kryetrajner. Ata ndërpresin bashkëpunimin me Sadat Pajazitin. “Skuadra e Gjilanit me marrëveshje të dyanshme, ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin e deritanishëm, Sadat Pajaziti. Ushtrues detyre në postin e trajnerit është caktuar, Alban Hyseni. Klubi futbollistik SC Gjilani, e falënderon Pajazitin për kontributin e dhënë deri më sot, dhe i uron suksese në vazhdimin e karrierës së tij menagjeriale”, bëhet e ditur nga klubi. Gjilani aktualisht renditet në vend të 4-të me 27 pikë në Superligën e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat