Paralajmëron kundërshtarët

Futboll

Paralajmëron kundërshtarët

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 12:07
Paralajmëron kundërshtarët

Etrit Berisha është kthyer në një titullar të padiskutueshëm te Atalanta dhe shpreson që këtë sezon skuadra e tij të kap një vend në Evropë.

Ëndrra është Championsi, por ajo humbje me Milanin i ka komplikuar gjërat. Ditën e djeshme, gardiani i Kombëtares së Shqipërisë ka qenë i ftuar në dyqanin zyrtar të Atalantas dhe ka dhënë autografe për të pranishmit.

Për Atalantacalcio ai është shprehur: “Është argëtuese të jesh këtu, pasi ka shumë tifozë që vijnë për ne dhe shpresoj të argëtohen. Të shtunën e kaluar nuk ka shkuar mirë, pasi mund të merrnim diçka më shumë me Milanin. Ishte sfidë e përbërë nga gabime, por gjithsesi ka kaluar dhe do të fokusohemi të shkojmë aty ku e meritojmë”, ka thënë Berisha

“Jemi përballur me të gjitha ekipet deri tani dhe kemi bërë lojë të mirë. Kemi treguar se mund të jemi këdo përballë. Mundësitë janë që të bëjmë gjëra të mëdha dhe të argëtohemi si ne, ashtu edhe tifozeria”, përfundoi portieri i kombëtares shqiptare.

Atalanta e Etrit Berishës pas 24 xhirove në Serie A, mban pozitën e 6-të në renditje me 38 pikë, aq sa ka edhe Lazio e Valon Berishës në vendin e 7-të.

Atalanta është vetëm tri pikë larg vendit të pestë (Romës), dhe katër pikë larg Milanit që është në pozitën e katërt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat