Ja opsionet që kanë mbetur për Avdijajn

Futboll

Ja opsionet që kanë mbetur për Avdijajn

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 14:29
Ja opsionet që kanë mbetur për Avdijajn

Cila do të jetë e ardhmja e futbollistit të përfaqësueses së Kosovës, Donis Avdijaj? Kjo pyetje pritet të marrë përgjigjje në ditët në vijim, por gjithsesi janë reduktuar kampionatet ku 22-vjeçari mund të aktivizohet në muajt e ardhshëm.

Skuadra e Luzernit, që militon në Superligën e Zvicrës, nuk pati mjetet e duhura financiare për ta blerë lojtarin e formuar në akademinë e Schalkes, kështu që alternativat që kanë mbetur janë kampionatet që nisin në muajin mars.

Willem II, që zotëron kartonin e tij, është i vendosur për ta shitur gjatë këtij muaji. Te klubi holandez zyrtarisht kanë thënë se ai po rikuperohet nga lëndimi i gjurit, por e vërteta është se trajneri Adrie Koster nuk e dëshiron Avdijajn në ekip, të cilin e pezulloi për shkak të thyerjes së rregullave të klubit.

Në fund të vitit të shkuar, Avdijaj pak para ndeshjes së rëndësishme me Emmenin, u largua nga hoteli pa lejen e trajnerit së bashku me dy lojtarë të tjerë.

Që nga ajo kohë, ai nuk ka luajtur tek Willemi dhe ekipi po mundohet që deri në fund të këtij muaji ta largojë për të fituar shitja e tij.

Avdijaj karrierën gjatë këtij muaji mund ta vazhdojë në Rusi, Poloni apo edhe Kinë, në vende ku afati kalimtar i dimrit është ende i hapur (edhe në MLS). Në Rusi, afati kalimtar mbyllet më 22 shkurt, ndërsa në Poloni dhe Kinë më 28 të këtij muaji.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat