Napoli i Hysajt eliminoi Zurichun e shqiptarëve

Futboll

Napoli i Hysajt eliminoi Zurichun e shqiptarëve

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 21:10
Pamje nga ndeshjet

Napoli e ka fituar edhe ndeshjen e dytë ndaj Zurichut me rezultat 2-0, duke kaluar tutje.

Në përballjen e dytë për Zurich luajtën pesë shqiptarë, tre nga fillimi dhe dy u futën nga banka.

Dyshja e Kosovës, Benjamin Kololli, Toni Domgjoni dhe Mirlind Kryeziu e nisën nga minuta e parë ndërsa më vonë u futën  Lavdim Zumberi dhe Bledian Krasniqi.

Hekuran Krasniqi mungoi shkaku i kartonëve.

Verdi në pjesën e parë dhe Ounas në pjesën e dytë i shënuan golat. Te Napoli luajti nga minuta e parë Elseid Hysaj.

Ndeshjen e parë Napoli e kishte fituar me rezultat 3-1.

Këtu mbyllet aventura e klubit zviceran në Ligën e Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat