Kabashi: Vijmë nga një lojë e mirë kundër Prishtinës

Futboll

Kabashi: Vijmë nga një lojë e mirë kundër Prishtinës

Nga: Kemajl Goca Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 10:11
Kabashi: Vijmë nga një lojë e mirë kundër Prishtinës

Ndërkaq, sot (13.00) në Gjilan do të ballafaqohen Gjilani dhe Flamurtari, dy skuadra që synojnë të janë në katërshen e parë, por në anën tjetër të jenë sa më larg skuadrave të rrezikuara. Futbollisti i Flamurtarit, Veton Kabashi, tha se është një sfidë mjaft e vështirë.

Pas fitores kundër Prishtinës, si e sheh Kabashi ekipin e Flamurtarit kundër Gjilanit? “Pas asaj ndeshje të mirë Flamurtari edhe kundër Gjilanit është i motivuar dhe jemi me këmbë në tokë”, thotë Kabashi.  Sipas tij, Flamurtari ka ekip shumë të mirë: “Kompaktësia dhe lufta e Flamurtarit janë përparësitë tona këtë sezon”.

A jeni komplet dhe a jeni në presion? “Vijmë nga një lojë e mirë kundër Prishtinës, të cilën do të mundohem të vazhdojmë, kështu që presion nuk kemi”, tha Kabashi. Në taborin e Gjilanit janë optimistë se do të ia dalin që të shënojnë fitore. Gjilani është në pozitën e katërt me 27 pikë, ka dy më shumë se ‘flamurtarët’ që janë dy pozita më poshtë.

Sot do të zhvillohen edhe dy ndeshje tjera dhe që priten me emocione, si ajo në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, ku Drenica ndeshet me Ferizajn dhe Ballkani në Therandë kërkon tri pikë në duel me të fundosurin KEK-un. Të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndeshen rivalët e vjetër Prishtina dhe Liria e Prizrenit, kurse kampioni në fuqi Drita do të luajë në “Riza Lushta” kundër Trepçës ’89.

Superliga - java e 19-të

E shtunë

Drenica-Ferizaj

Gjilani-Flamurtari

Ballkani-KEK-u

E diel

Feronikeli-Llapi

Trepça ’89-Drita

Prishtina-Liria

Ndeshjet fillojnë në orën 13.00

Liga e Parë – java e 17-të

E shtunë

Ramiz Sadiku-Dukagjini

Trepça-Fushë Kosova

E diel

Onix-Drenasi (në Istog)

Vëllaznimi-2 Korriku

Arbëria-Vushtrria (në Lipjan)

Kika-Bashkimi

Vllaznia-Istogu

Vitia-Besa

 Ndeshjet fillojnë në orën 13.00

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat