S'ka ujë, shtyhet ndeshja në Kosovë

Futboll

S'ka ujë, shtyhet ndeshja në Kosovë

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 13:58
S'ka ujë, shtyhet ndeshja në Kosovë

Dueli ndërmjet Trepçës dhe Fushë Kosovës i paraparë për tu zhvilluar këtë të shtunë është shtyrë për ditën e hënë.

Ndeshja është shtyrë për shkak të ndërprerjes së ujit në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë. Kjo nuk është hera e parë që në këtë impiant ndërpritet uji, ndërkohë që Federata e Futbollit e Kosovës është duke punuar që ta sjellë sistemin VAR pikërisht në këtë stadium, shkruan insporti. Kjo ndeshje është vendosur të zhvillohet ditën e hënë.

Kjo ndeshje do të gjykohet nga treshja e gjyqtarëve gjilanas, Eroll Januzi, Selami Haziri dhe Fatlum Jashari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat